Regjistrimi dhe kontratat

Shqipto.com nuk kërkon asnjë regjistrim online për të pasur shërbimin. Ne nuk mbledhim, ruajmë apo përdorim asnjë informacion nga përdoruesit për arsye marketingu. Dokumentet që do na dërgoni do të ruhen në një server, ku klientët kanë akses të plotë të materialeve të tyre, që do të fshihen pas përfundimit të projektit.

Për të filluar bashkëpunimin na kontaktoni në admin @ shqipto.com dhe ne do u përgjigjemi me kënaqësi çdo pyetjeje që mund të keni.

Dërgimi dhe shkarkimi i dokumenteve

Pas marrëveshjes do t’ju jepet akses në një dosje në Google Drive, ku do të ngarkoni dhe shkarkoni dokumentet. Është e rëndësishme të mbani në mendje që, pas ngarkimit, dokumentet nuk mund të fshihen për sa kohë procesi vazhdon. Nëse dëshironi të ndaloni përpunimin apo të fshini një dokument, ju lutemi na kontaktoni me email apo telefon.

*Hapësira e dokumenteve të ngarkuara përllogaritet për ngarkuesin e jo për pronarin e dosjes.

Përgatitja e dokumenteve

Dokumentet duhet të jenë në formatet text.TXT ose text.DOC/DOCX.

Fonts: Times New Roman, 12. (Dokumentet do të riformatohen)

Në krye të dokumentit, para titullit, duhet të futen këto metadata:

Titulli: Titulli i dokumentit
Numri i fjalëve: Numri i fjalëve
Shërbimi: korrektim/redaktim/përkthim
Autori: Autori
Kompania: Emri i shoqërisë
Data e krijimit: data e krijimit
Afati: data e kërkuar e përfundimit

Emërtimi i dokumenteve: Të gjitha dokumentet duhet të emërtohen si vijon: Emri-i-shoqërisë_Titulli-i-dokumentit_data-e-ngarkimit.txt

Si të ngarkosh një dokument

Në kompjuter, shkoni në Google Drive.
Në menunë, në të majtë klikoni Shared With Me.
Gjeni dosjen që normalisht është emërtuar Shqipto – (Emri juaj).
Klikoni në New + dhe më pas në File Upload.
Kërkoni në kompjuter dokumentin që doni të ngarkoni.
Selektojeni dhe klikoni Open. (Mbani shtypur Shift ose Ctrl të zgjidhni më shumë se një dokument.)
Dokumenti do të ngarkohet dhe futet në proces.

Si të shkarkosh dokumentet

Në kompjuter shkoni në Google Drive.
Në menunë, në të majtë klikoni Shared With Me.
Gjeni dosjen e ndarë me ne, normalisht të emërtuar Shqipto – (Your Name).
Hapni dosjen e emërtuar: Dokumente të përfunduara

Klikoni me të djathtën mbi dokument dhe klikoni Download në menu.